Shkëndija e Haraçinës prezanton futbollistin

Futboll

Shkëndija e Haraçinës prezanton futbollistin

Nga: K.G. Më: 3 korrik 2026 Në ora: 23:43
Todorov

Skuadra e Shkëndijës së Haraçinës vazhdon të përforcohet para sezonit të ri në elitën e futbollit maqedonas.

Klubi ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit 26-vjeçar Mile Todorov, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Brera Strumicës. 

Todorov është një ish-reprezentues i grupmoshave të Maqedonisë së Veriut dhe produkt i akademisë së Rabotniçkit.

Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur edhe për Pobedën, Shkupin dhe Tikveshin, ndërsa ka fituar përvojë edhe jashtë vendit me Novi Gradin dhe ekipin e dytë të Osijekut në Kroaci, si dhe me Radnik Bijeljinën në Bosnje e Hercegovinë. 

Me këtë transferim, Shkëndija e Haraçinës vazhdon të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin debutues në elitën e futbollit maqedonas, ndërsa Todorov pritet të sjellë përvojë dhe stabilitet në repartin e mesfushës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat