La Brazilin për Egnatian

Futboll

La Brazilin për Egnatian

Më: 4 korrik 2026 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Ekipi i Egnatias ka vendosur të ndajë “rrugët” me mbrojtësinë e krahut të majtë Jefferson.

Edhe pse 23-vjeçari la ekipin brazilan të CSA për t’u bashkuar me rrogozhinasit, vetëm 1 vit ka zgjatur “bashkëjetesa”.

Kontrata ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2027-të, por duket se palët kanë tjetër qasje.

Në sezonin 2025-2026, Jefferson zhvilloi 26 ndeshje në të gjitha kompeticionet me skuadrën rrogozhinase, duke mos e fituar kurrë pozitën e titullarit.

23-vjeçari brazilan largohet me titullin e kampionit në Superiore prej Egnatias, ndërsa do jetë në kërkim për ekip të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat