Publikohen formacionet zyrtare të Brazil - Norvegji

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të Brazil - Norvegji

Më: 5 korrik 2026 Në ora: 21:34
Brazil - Norvegji!

Publikohen formacionet zyrtare të Brazil - Norvegji!

Ndeshja e sotme mes Brazilit dhe Norvegjisë për një vend në çerekfinale shihet nga shumëkush si provë e vështirë për “seleçaon” e cila duhet të përballet me një makineri golash si Erling Haland.

Trajneri Ançeloti është dashur të zgjidhë një tjetër problem, që i ka dalë pas dëmtimit të Paketa, por nuk ka hequr dorë nga ofensiva duke aktivizuar njëkohësisht katër lojtarë në repartin e avancuar me Rajan, Kunja, Vinicius dhe Martineli të cilët luajnë së bashku nga minuta e parë.

Por paralelisht, edhe Norvegjia i është përgjigjur me një formacion me shumë emra në repartin e avancuar, pasi përkrah Haland janë edhe Nusa e Sorloth, të cilët do të mbajnë të impenjuar mbrojtjen braziliane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat