Llapi firmos me mesfushorin e skuadrës shqiptare në Mal të Zi

Futboll

Llapi firmos me mesfushorin e skuadrës shqiptare në Mal të Zi

Më: 8 korrik 2026 Në ora: 12:09
Arlind Maloku

KF Llapi ka arritur marrëveshje me mesfushorin qendror Arlind Maloku, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes bardhekaltër.

“24-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin deri në verën e vitit 2029, duke iu bashkuar projektit të klubit për sezonet në vazhdim.  

Maloku transferohet nga Deçiqi i Tuzit, me të cilin ekip regjistroi 14 paraqitje zyrtare.

Më herët ai ishte pjesë e FC Feronikeli 74, ku zhvilloi 27 ndeshje, duke dëshmuar cilësitë e tij në repartin e mesfushës”, ka njoftuar KF Llapi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat