Ballkani kthehet i pamposhtur nga Uellsi

Futboll

Ballkani kthehet i pamposhtur nga Uellsi

Nga: K.G. Më: 8 korrik 2026 Në ora: 21:23
Ballkani

Ballkani i Therandës kthehet me rezultat të mirë nga Uellsi, duke luajtur baras (0:0) me Connahs Q, në ndeshjen e rrethit parë të kualifikimeve të Conference League në futboll.

Skuadra nga Theranda ka arritur rezultat të mirë për ndeshjen e kthimit. 

Ndeshja u karakterizua me rivalitet, ndërsa sulmuesit nuk e patën mbrëmjen e tyre.

Connahs Q – Ballkani 0:0

Kartona të verdhë: West, Jones, Murray – Serebe, Deliu.
Connahs Q.: Renshaw, Ferguson, Jones, Cowan, Flynn, Murray, Sharif, West, Stone (Hughes 89’), Franklin (Mehasseb 89’) dhe Woodcock.
Ballkani: Golluboviq, Vokrri, Batarelo, Halili (Jashanica 86’), Dosso, Domgjoni (Dobratiqi 86’), Kuç (Deliu 65’), Shabanaxhoviq, Diene, Klinaku (Giovanni 65’) dhe Serebe (Ismajlgeci (75’).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat