Granit Jashari rikthehet të Gjilani

Futboll

Granit Jashari rikthehet të Gjilani

Më: 8 korrik 2026 Në ora: 23:07
Pamje nga prezantimi

Klubi i futbollit Gjilani vazhdon me përforcime për edicionin e ri.

“Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Granit Jashari, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes kuqebardhë.

Granit Jashari i bashkohet klubit tonë me synimin për të forcuar skuadrën dhe për të dhënë kontributin e tij në realizimin e objektivave të Sport Club Gjilanit për sezonin e ri. Besojmë se cilësitë, përkushtimi dhe profesionalizmi i tij do të jenë një vlerë e shtuar për ekipin.

Klubi i uron Granitit mirëseardhje dhe i dëshiron shëndet, suksese dhe shumë momente të bukura me fanellën e Sport Club Gjilanit”, ka njoftuar SC Gjilani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat