Kadiri largohet nga Prishtina

Futboll

Kadiri largohet nga Prishtina

Nga: K.G. Më: 10 korrik 2026 Në ora: 22:14
Sinan Kadiri

Prishtina përveç që po përforcohet edhe po i largohen futbollistët.

Kësaj radhe është larguar futbollisti Sinan Kadiri.

“FC Prishtina dhe Sinan Kadiri kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Sulmuesi i krahut iu bashkua bardhekaltërve në janar të vitit 2024, ndërsa edicionin e kaluar e kaloi si i huazuar te Vëllaznimi.

FC Prishtina e falënderon Sinanin për kontributin e dhënë me fanellën bardhekaltër dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij”, ka njoftuar FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat