Akanji shpërthen pas eliminimit

Futboll

Akanji shpërthen pas eliminimit

Më: 12 korrik 2026 Në ora: 21:55
Manuel Akanji

Mbrojtësi i Zvicrës, Manuel Akanji, ka shprehur pakënaqësinë e tij të madhe ndaj arbitrimit pas humbjes 3:1 ndaj Argjentinës në çerekfinalen e Kupës së Botës.

Futbollisti zviceran kritikoi ashpër gjyqtarin e takimit, duke pretenduar se vendimet gjatë gjithë ndeshjes favorizuan Argjentinën.

“Në gjithë karrierën time, nuk kam luajtur kurrë në një ndeshje që të më dukej kaq e padrejtë.

Nga këndvështrimi i arbitrimit, ishte një ndeshje e njëanshme.

Të gjitha vendimet shkuan në favor të Argjentinës”, deklaroi Akanji.

Deklaratat e mbrojtësit të Zvicrës vijnë menjëherë pas eliminimit nga Kupa e Botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat