Valon Ethemi merr vendimin e rëndësishëm për të ardhmen

Futboll

Valon Ethemi merr vendimin e rëndësishëm për të ardhmen

Më: 17 korrik 2026 Në ora: 22:18
Valon Ethemi

Valon Ethemi do të vijojë karrierën te skuadra e Sivasporit në Turqi.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku bëhet me dije se 28-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1 +1, ku viti i dytë është me opsion.

Vlen të theksohet fakti se Ethemi në sezonin e shkuar u aktivizua 31 ndeshje me Sivasporin, ku shënoi 7 gola si dhe dhuroi 8 asiste.

Në të kaluarën ish-futbollisti i Kukësit është aktivizuar edhe me Istanbulspor, Koniaspor, dhe Igdir. Prej vitit 2020 ai është pjesë e futbollit turk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat