Olise vendos rekord të ri

Futboll

Olise vendos rekord të ri

Më: 19 korrik 2026 Në ora: 11:33
Olise

Olise vendos rekord të ri, kalon shifrën e vendosur nga Pele 56 vite më parë!

Finalja e vogël e Botërorit 2026 i ka shërbyer Michael Olise për të vendosur një rekord të ri.

Sulmuesi francez ka arritur që të përgatisë dy prej katër golave që shënoi Franca në total.

Mëngjërashi i Bayern mbylli një sezon fantastik duke i dhënë dy asist Mbappé.

Falë kësaj paraqitjeje Olise u bë lojtari i parë në historinë e turneut që jep 7 asist në një edicion të vetëm.

Më parë ky rekord i përkiste Pelé, i cili mbylli Botërorin Meksikë 1970 me 6 asist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat