Michael Olise nuk e fshehu mërzitjen në fund të ndeshjes

Futboll

Michael Olise nuk e fshehu mërzitjen në fund të ndeshjes

Më: 19 korrik 2026 Në ora: 12:26
Deschamps e Olise

Pavarësisht se ishte një ndeshje pa ndonjë rëndësi të madhe, Franca dhe Anglia dhuruan spektakël në “finalen e vogël” mes tyre, ku në fund tirumfuan “Tre Luanët” me rezultatin 4-6.

Edhe pse dha dy asiste në këtë takm, Michael Olise nuk e fshehu mërzitjen në fund të ndeshjes, pas disa rasteve të pastra të humbura në pjesën e dytë dhe sidomos rastit të pafalshëm të humbur në minutën e 81-të, që do të kishte sjellë barazimin 4-4 të shifrave.

Olise është lojtari i vetëm në histori që ka dhënë 7 asiste në një edicion të vetëm të Kupës së Botës, por as ky rekord duket se nuk e lë të kënaqur anësorin francez.

Tifozët, por edhe ai vetë priste më shumë prej tij këtë Botëror. Paraqitja e tij në gjysmëfinalen ndaj Spanjës, ishte e gjitha për t’u harruar.

Trajneri Didier Deschamps konfirmoi se iu desh të fliste me Olise-n për t’i ngritur moralin në fund të ndeshjes dhe se anësori nuk mund t’i mbante dot lotët për shkak të zhgënjimit që kishte me veten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat