Pritet vetëm zyrtarizimi

Futboll

Pritet vetëm zyrtarizimi

Më: 19 korrik 2026 Në ora: 17:11
Jürgen Klopp

Jürgen Klopp do të jetë komisari teknik i Gjermanisë për katër vitet e ardhshme.

Para pak minutash Federata Gjermane e Futbollit dhe Red Bull kanë gjetur akordin, i cili i jep mundësi trajnerit që të largohet nga detyra që mbante në shoqërinë austriake.

Detajet e fundit janë duke u përcaktuar dhe mësohet se Klopp firmos kontratën e re të premten.

Po në atë ditë Federata Gjermane e Futbollit ka caktuar edhe një konferencë për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat