Camavinga largohet nga Real Madridi?

Futboll

Camavinga largohet nga Real Madridi?

Më: 22 korrik 2026 Në ora: 15:32
Eduardo Camavinga

Manchester United është i interesuar për mesfushorin e Real Madridit, Eduardo Camavinga, ndërsa francezi nuk konsiderohet më i paprekshëm në skuadrën e klubit mbretëror, shkruan gazetari i njohur i afatit kalimtar Nicolo Schira.

Camavinga është 23 vjeç dhe pjesë e Real Madridit që nga viti 2021, kur u transferua nga Rennes.

Ai ka zhvilluar 223 ndeshje me fanellën e “Los Blancos” dhe ka shënuar gjashtë gola.

Gjatë periudhës së tij në Madrid, Carlo Ancelotti e ka përdorur në role të ndryshme, duke spikatur sidomos aktivizimi i tij në pozitën e mbrojtësit të majtë, edhe pse kjo nuk ishte një pozitë që ai e kishte luajtur shpesh më parë në karrierë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat