Teuta barazon me Gjilanin

Futboll

Teuta barazon me Gjilanin

Më: 23 korrik 2026 Në ora: 20:50
Gjilanit

Teuta ka barazuar 1:1 përballë Gjilanit.

Kështu është rikthyer rezultati më i preferuar i kësaj faze përgatitore për ekipin e Edlir Tetovës.

Ky ishte edhe takimi i fundit i rezervuar për Teutën në fazën përgatitore.

Klejdi Daci shënoi golin e vetëm te Teuta. Në total durrsakët luajtën tetë miqësore në Bullgari.

Gjatë kësaj kohe te Teuta shënuan shtatë gola, ndërsa pësuan pesë të tillë. Dy takime u mbyllën me humbje, dy me fitore dhe katër të tjera me barazim.

“Është mbyllur në barazim 1-1 miqësorja në Bansko, ku përballë kishim Gjilanin. Për Teutën shënoi sulmuesi Klejdi Daci.

Kjo ishte edhe ndeshja përmbyllëse e fazës përgatitore e Teutës në Bullgari. Tashmë skuadra do të rikthehet në Durrës për të vijuar përgatitjet në prag të sezonit të ri”, shkruan Teuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat