Likaj rikthehet te FC Liria 

Futboll

Likaj rikthehet te FC Liria 

Nga: K.G. Më: 24 korrik 2026 Në ora: 22:18
Edmond Likaj

Edmond Likaj rikthehet të Liria e Prizrenit.

Skuadra me renome i ka synimet e qarta për edicionin e ri, synon kreun e tabelës dhe rikthimin në hyrjen në elitën e futbollit të Kosovës. 

“Disa largime të bëjnë të kuptosh se ku e ke vendin.

Jeta e futbollistit sjell sfida, zgjedhje dhe rrugë të ndryshme.

Por ka fanella që nuk harrohen kurrë.

Edmond Likaj rikthehet te FC Liria, aty ku zemra rreh bardh e zi. Me më shumë përvojë, pjekuri dhe uri për suksese, ai është gati të japë gjithçka për klubin dhe tifozët.

Mirë se u ktheve në shtëpi, Edmond! Le të shkruajmë së bashku kapituj të rinj të historisë së Lirisë. Mirë se erdhe në familjen bardhezi!”, ka njoftuar FC Liria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat