Messi, zbulim i bujshëm mbi origjinën

Futboll

Messi, zbulim i bujshëm mbi origjinën

Më: 25 korrik 2026 Në ora: 11:35
Lionel Messi

Një kërkim gjenealogjik i kryer nga historiani italian Fiorenzo Santini ka nxjerrë në dritë një detaj interesant mbi origjinën e Lionel Messit.

Sipas të përditshmes braziliane “Globo”, kapiteni i Argjentinës ka një lidhje të papritur me Brazilin. Më saktësisht, një nga stërgjyshërit e tij lindi atje përpara se familja të shpërngulej përfundimisht në Argjentinë në fillim të shekullit XX.

Stërgjyshi i tij, Arderigo Cuccittini, lindi në vitin 1904 në Ribeirão Preto (shteti i San Paolo). Ai ishte djali i emigrantëve italianë të vendosur në Brazil në fund të shekullit XIX.

Vetëm një vit më vonë, familja u shpërngul në Argjentinë, ku më pas lindi gjyshi dhe e ëma e Messit.

Studimi zbuloi gjithashtu se lindja e Cuccittini në Brazil erdhi si pasojë e një gabimi administrativ gjatë regjistrimit të familjes, me ç’rast mbiemri i tyre origjinal u ndryshua me të mbërritur në vend.

Ky detaj i shton një faqe të re historisë së kampionit të botës 2022, rrënjët e të cilit ndërthuren me Brazilin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat