Partizani-Skënderbeu mbyllet me dy gola

Futboll

Partizani-Skënderbeu mbyllet me dy gola

Më: 26 korrik 2026 Në ora: 20:08
Partizani

Partizani ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2-0.

Miqësorja u luajt në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit.

Fillimisht ishte kapiteni Xhuliano Skuka që dërgoi topin në rrjetë, pikërisht nga penalltia e minutës së 37-të. Skuka po mbante numrin 34, që më parë i përkiste Saliu Sembene. Ky i fundit është larguar nga Partizani pas përfundimit të kontratës, ndërsa edhe pse kishte premtuar rikthimin diçka e tillë nuk po ndodh.

Rezultatin e vulosi Rouen Hjumen përballë ekipit të Julian Ahmatajt. Mesfushori i kryeqytetasve shënoi për rezultatin 2:0 në minutën e 81-të.

Kjo ishte fitorja e parë për trajnerin Bratu në krye të “demave”. Kujtojmë se në ndeshjen e kaluar ishte Besa që fitoi 2:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat