Milan prezanton talentin francez

Futboll

Milan prezanton talentin francez

Më: 29 korrik 2026 Në ora: 12:42
Sankhoun Diawara

Sankhoun Diawara është futbollisti më i ri i Milan.

Mbrojtësi 20-vjeçar vendosi që të largohej nga Troyes, për të nisur një aventurë të re me kuqezinjtë në elitën e futbollit italian.

Me klubin e ri, francezi ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031, teksa ka opsionin e rinovimit për një sezon tjetër.

Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, Milan ka shpenzuar vetëm 2 milionë euro.

20-vjeçari është një “prodhim” i Troyes dhe ka luajtur vetëm aty. Për të, është aventura e parë jashtë Francës, ndërsa tani i besohet një vend në ekipin e parë të Milanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat