Tjetër gol me skuadrën e re

Futboll

Tjetër gol me skuadrën e re

Më: 1 gusht 2026 Në ora: 23:28
Liridon Latifi

Liridon Latifi duket se ka “rilindur” pas transferimit te skuadra e Kyzylzhar, në elitën e futbollit të Kazakistanit.

32-vjeçari shënoi golin e tretë të sfidës në triumfin 3 me 1 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Aktobes.

Një gol i shënuar me “dhunë” nga ana e futbollistit shqiptar, i cili po gëzon një formë mjaft të mirë.

Në katër ndeshje që është aktivizuar Latifi ka mundur të gjejë dy herë rrugën e rrjetës në kampionat, duke u kthyer në një lider te skuadra e tij e re.

Kujtojmë që edicionin e shkuar 32-vjeçari ishte pjesë e Shkëndijas së Tetovës ku në 30 javë shënoi 7 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat