PSG hidhet në sulm për lojtarin

Futboll

PSG hidhet në sulm për lojtarin

Më: 2 gusht 2026 Në ora: 18:11
Zion Suzuki

Paris Saint-Germain ka bërë një ofertë zyrtare drejt Udineses, lidhur me shërbimet e portierit Zion Suzuki.

Shifra që raportohet të jetë propozuar kap vlerën e 33 milionëve, ndërsa pritet një përgjigje nga ana e drejtuesve të klubit italian.

Largimi i Chevalier është praktikisht i kryer, ndaj dhe në radhët e parizienëve, japonezi është zgjedhja e duhur për t’ia vënë në dispozicion trajnerit Luis Enrique.

Duhet thënë se titullar është Matvey Safonov në katërkëndëshin e portës dhe fakti që Chevalier nuk i përmbushi siç duhet pritshmëritë, kanë bërë që tek kampionët e Europës të hidhen në sulm për alternativën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat