Pas Rodrit, Barcelona synon një tjetër super transferim

Futboll

Pas Rodrit, Barcelona synon një tjetër super transferim

Më: 7 gusht 2026 Në ora: 00:06
Barcelona

Barcelona nuk heq dorë nga transferimi i Julian Alvarezit, pavarësisht se është pranë finalizimit të marrëveshjes për Rodrin, raporton gazetari i RMC Sport, Fabrice Hawkins.

Pas sigurimit të mesfushorit të Manchester Cityt, klubi katalanas synon të afrojë një sulmues të klasit botëror për të zëvendësuar Robert Lewandowskin.

Alvarez mbetet objektivi kryesor, ndërsa Ferran Torres mund të largohet.

Megjithëse sulmuesi argjentinas dëshiron kalimin në “Camp Nou”, Atletico Madridi vazhdon të refuzojë shitjen e tij.

Alvarez pritet të rikthehet në stërvitje më 10 gusht, kur edhe do t’i kërkojë trajnerit Diego Simeone largimin nga klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat