“Derbi i Italisë” nis me Zhegrovën titullar

Futboll

“Derbi i Italisë” nis me Zhegrovën titullar

Më: 8 gusht 2026 Në ora: 12:36
Pamje nga ndeshja

Një nga ndeshjet më të ndezura të futbollit italian, ajo mes Juventusit dhe Interit, është zhvendosur sot në Australi, për një miqësore si pjesë të turneut veror që po zhvillojnë të dy skuadrat.

Juventusi vjen në këtë sfidë pas një suksesi të rëndësishëm përballë Çelsit pak ditë më parë, ndërsa Interi pas një barazimi ndaj Milanit, ku gjithsesi dukej se ishte më në formë se kushërinjtë.

Ajo që bie në sy në takimin e sotëm është se trajneri Spaleti i ka dhuruar një fanellë titullari Zhegrovës, i cili shënoi golin e fitores ndaj Çelsit.

FORMACIONET ZYRTARE

JUVENTUS (4-2-3-1): Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelli, Kambiaso; Lokateli, Duglas Luiz; MekKeni, Jilldiz, Zhegrova; Dejvid.
Trajner: Luçiano Spaleti

INTER (3-5-2): Provedel; Pavard, Bovio, Bastoni; Luis Henrike, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Espozito, Boni
Trajner: Kristian Kivu/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat