Sot në program janë dy ndeshje të javës së dytë të sezonit të ri 2026/27 në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Në Kumanovë, skuadra e Bashkimit pret Tikveshin.
Ndeshja e sotme do të luhet në orën 17:00.
Më në fund, Shtipi është qytet i futbollit të kategorisë së parë.
Sonte, në orën 19:00, nën dritën e reflektorëve, tifozët shtipjanë do të kenë mundësinë të ndjekin një ndeshje të elitës, Bregallnica – Arsimi.
Kujtojmë se dje, në ndeshjen e parë të kësaj jave, Shkëndija e Haraçinës dhe Sileksi barazuan 1:1.
Nesër në program janë Vardari – Shkëndija dhe Skopje – Struga Trim Lum.
Sot
Kumanovë: Bashkimi – Tikvesh, 17:00
Shtip: Bregallnica – Arsimi, 19:00