Sadriu shkëlqen në ndeshjen e fundit

Futboll

Sadriu shkëlqen në ndeshjen e fundit

Më: 10 gusht 2026 Në ora: 12:03
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Argesit ka shënuar fitore minimale 0:1 gjatë vikendit të kaluar ndaj Univ. Craiova në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në elitën e futbollit romun.

Golin e vetëm e shënoi Pirvu në minutën e shtatë.

Por veprimi i mbrojtësit kosovar, Leard Sadriu gjatë ndeshjes ia mundësoi fitimin e tri pikëve.

Sadriu bëri një intervenim fantastik duke shpëtuar skuadrën e tij nga goli i pësuar.

Lojtari kosovar u vlerësua me notën 7.0 në sajtin “Flashscore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat