Lideri i Dinamos në infermeri

Futboll

Lideri i Dinamos në infermeri

Më: 12 gusht 2026 Në ora: 16:42
Naser Aliji

Ndërsa Dinamo do të zbres nesër në fushë kundër Auda, ndeshja e kthimit në raundin e 3-të të Conference League, lideri i mbrojtjes,

Naser Aliji ka shpërndarë një “story” në rrjetet sociale, e ku tregon praninë në klinikën e Kombëtares.

Qendërmbrojtësi 32-vjeçar ishte duke u trajtuar për muskujt e kofshës, në pamjen e prezantuar.

Gjithsesi ky detaj nuk ka pse të shqetësoi aspak tifozët dinamovitë, pasi Aliji ndodhet në gjendje shumë të mirë fizike, gati për duelin me Auda në “Elbasan Arena”.

Kryeqytetasit e humbën ndeshje e parë në Letoni me shifrat 0 – 1, ndërsa do kërkojnë përmbysjen dhe kualifikimin në tokën shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat