Golluboviq e Dobratiqi largohen nga Ballkani

Futboll

Golluboviq e Dobratiqi largohen nga Ballkani

Nga: K.G. Më: 12 gusht 2026 Në ora: 18:33
Portieri Adnan Golluboviq

Portieri Adnan Golluboviq dhe futbollisti Lorik Dobratiqi janë larguar nga Ballkani i Therandës. 

Lajmi nga konfirmohet nga therandasit.

“FC Ballkani dhe portieri Adnan Golluboviq kanë mbyllur bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Gjithashtu, FC Ballkani dhe Lorik Dobratiqi kanë përfunduar bashkëpunimin.

Klubi i falënderon Adnanin dhe Lorikun për angazhimin dhe kontributin e tyre gjatë periudhës së kaluar te Ballkani, duke u uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës.

Ndërkohë, Elmando Gjini do të vijojë karrierën si i huazuar te AF Elbasani. Klubi i uron Elmandos shumë suksese në këtë eksperiencë të re”, ka bërë të ditur FC Ballkani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat