Marquinhos vendos rekord

Futboll

Marquinhos vendos rekord

Më: 13 gusht 2026 Në ora: 16:55
Marquinhos

Kapiteni i PSG-së, braziliani Marquinhos bëhet lojtari i parë në historinë e futbollit që fiton 40 trofe me një klub të vetëm.

32-vjeçari luan për parisienët që nga viti 2013 dhe gjatë kësaj kohe ka fituar plot 40 trofe me fanellën e PSG-së.

11 kampionate franceze, 10 Superkupa të Francës, 8 Kupa France, 6 Kupa të Ligës, 2 Superkupa të Europës, 2 Champions League dhe 1 Kupë Interkontinentale janë trofetë e fituara nga mbrojtësi brazilian.

Marquinhos është aktivizuar në 524 ndeshje me fanellën e PSG-së dhe ka fituar 1 trofe çdo 13 ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat