Sulmuesi shqiptar bën rikthimin e madh!

Futboll

Sulmuesi shqiptar bën rikthimin e madh!

Më: 14 gusht 2026 Në ora: 13:12
Arbnor Muja dhe Ernest Muçi

Arbnor Muja është lojtari më i ri i Sint-Truiden në Belgjikë.

Zyrtarizimin e ka dhënë vetë klubi nga Jupiler Pro League, ndërsa i është besuar numeri “7”, i vlerësuar si “ikonik” në përshkrim.

Sulmuesi i Kombëtares i ka dhënë fund aventurës te Samsunspor në Superligën turke, ndërsa kjo lëvizje nuk ka të bëjë me huazim, por shitje përfundimtare.

Përsa i takon kalimit te Sint-Truiden, për Mujën është rikhim, pasi është inkuadruar më herët me “formulën” e huazimit.

Te Kombëtarja, lojtari i lindur në Mitrovicë, prej vitit 2023 nuk është ftuar më, pavarësisht se ka treguare rendiment të kënaqshëm, duke marrë trajtën e të “harruarit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat