Malisheva e ka nisur me fitore të thellë edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.
Skuadra e Malishevës ka treguar lojë të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj edhe fitorja është bindëse me rezultat 6:1 ndaj Vushtrrisë e cila si vendase ka luajtur në Kampin Nacional në Hajvali.
Për Malishevën shënuan Dulaj (5'), Uka (35' e 64), Kryeziu (52'), Xhylanio (72') e Bushaj (75').
Për Vushtrrinë Sahiti (86’) shënoi golin e nderit.