Musiala tremb të gjithë pasi humb ndjenjat në fushë

Futboll

Musiala tremb të gjithë pasi humb ndjenjat në fushë

Më: 15 gusht 2026 Në ora: 19:52
Pamje

Musiala tremb të gjithë pasi humb ndjenjat në fushë!

Jamal Musiala humbi ndjenjat në minutat e fundit të miqësores ndaj Leipzigut, vetëm pak minuta pasi kishte shënuar golin e tretë të Bayernit.

Gjermani mori trajtimin mjekësor dhe u largua nga fusha në këmbët e tij, ndërsa në minutën e 86-të u zëvendësua nga Bara Njie, transmeton Klankosova.tv.

Bayerni fitoi 3-1 ndaj Leipzigut në “Allianz Arena”, me golat e Luis Diazit, Nathanael Broën dhe Musialas, ndërsa ndeshja shërbeu si përgatitje për Superkupën e Gjermanisë ndaj Borussia Dortmundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat