Frenohet nga Laçi në miqësore

Futboll

Frenohet nga Laçi në miqësore

Më: 15 gusht 2026 Në ora: 20:04
“Tirana - Laçi

Ashtu sikurse në Shkodër, edhe miqësorja e zhvilluar në “Selman Stërmasi” mes Tiranës dhe Laçit është mbyllur me të njëjtin rezultat, 2:2.

Bardheblutë e gjetën dy herë avantazhin, fillimisht me Kis dhe më pas me Xhixhën, por gjetën kundërpërgjigjen nga kurbinasit me Stafën dhe Kalaj.

Një ndeshje e ekuilibruar dhe me shumë dëshirë nga të dyja skuadrat, pavarësisht faktit takimi shërbeu më shumë si përgatitje për sezonin e ri në Superiore.

Kujtojmë se Laçi e nis kampionatin me Elbasanin, ndërsa Tirana në transfertë e Rrogozhinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat