Rodri dhe Cancelo i kryejnë vizitat mjekësore

Futboll

Rodri dhe Cancelo i kryejnë vizitat mjekësore

Më: 18 gusht 2026 Në ora: 15:30
Barcelona

Rodri dhe João Cancelo i kanë kryer sot vizitat mjekësore në qendrën sportive të Barcelonës, duke e kaluar kështu hapin e fundit përpara nënshkrimit të kontratave me klubin katalanas. 

Mesfushori spanjoll Rodri mbërriti herët në ambientet e klubit, ku iu nënshtrua kontrolleve mjekësore.

Barcelona është duke punuar për ta përfunduar gjatë ditës të gjithë dokumentacionin me Manchester Cityn dhe nuk përjashtohet mundësia që Rodri të prezantohet zyrtarisht që në orët e ardhshme.

Situata është më e thjeshtë në rastin e João Cancelos, i cili i bashkohet Barcelonës si lojtar i lirë.

Edhe mbrojtësi portugez i ka përfunduar vizitat mjekësore dhe tashmë e pret vetëm formalizimin e marrëveshjes.

Të dy futbollistët kishin mbërritur dje në Barcelonë me synimin për t’iu bashkuar sa më shpejt skuadrës së Hansi Flickut.

Megjithatë, ata nuk morën pjesë në stërvitjen e mëngjesit me pjesën tjetër të ekipit, pasi procedurat administrative ende nuk ishin përfunduar.

Të dy i vizituan gjithsesi shokët e rinj të skuadrës në qendrën stërvitore. 

Nëse nuk do të ketë probleme të minutës së fundit, Barcelona pritet t’i prezantojë gjatë ditës dy përforcimet e reja.

Rodri pritet të nënshkruajë kontratë me Barcelonën deri në vitin 2030, ndërsa marrëveshja me Manchester Cityn raportohet se është arritur për 60 milionë euro fikse, plus bonuse. 

Me afrimin e Rodrit dhe rikthimin e Cancelos, Barcelona po e forcon ndjeshëm skuadrën për sezonin 2026/27 dhe synon që të dy lojtarët të jenë pjesë e prezantimit para tifozëve në kuadër të Trofeut Joan Gamper.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat