Kampioni i Kosovës 180 minuta larg historisë

Futboll

Kampioni i Kosovës 180 minuta larg historisë

Më: 20 gusht 2026 Në ora: 19:15
Drita

Drita është gati për sfidën ndaj Inter Escaldes në kuadër të ‘play-off’-it të Ligës së Konferencës.

Ndeshja në stadiumin e kampionit të Kosovës nis nga ora 20:00.

Pak para fillimit të takimit, trajneri Ardian Nuhiu ka bërë publike 11-shen startuese, duke zgjedhur skemën 4-4-2.

Image

Inter Escaldes

Në formacionin bazë ka vend për Blerim Krasniqin, i cili pritet të udhëheqë repartin ofensiv. Besnik Krasniqi do të veprojë në krahun e djathtë, ndërsa William Beaten dhe Vesel Limaj do të formojnë dyshen e mesfushës.

Në vijën e mbrojtjes, Hajdin Salihu është ndër lojtarët që kanë fituar besimin e Nuhiut për të startuar nga minuta e parë.

Në anën tjetër, disa prej emrave të rëndësishëm të Dritës, si Arb Manaj, Liridon Balaj dhe Rron Broja, do ta nisin ndeshjen nga banka rezervë.

Formacioni i Dritës:
Maloku, Bytyqi, Pëllumbi, Ovouka; Beaten, Limaj; Krasniqi, Nguena, Jashari; Krasniqi.

Formacioni i Inter Escaldes:
Diaz; Torres, Sanchez, Hernandez, Pochettino; Molina, Otegui, Lopez; Sidibe, Chouaib, Berlanga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat