Kastrati bashkohet me kryeqytetasit në Superligë

Futboll

Kastrati bashkohet me kryeqytetasit në Superligë

Më: 21 gusht 2026 Në ora: 16:58
Elhan Kastrati

Elhan Kastrati është futbollisti më i ri i Kallithea.

Pasi mbylli aventurën e tij me Eintracht Braunschweig, portieri 29-vjeçar vendosi që të nisë një aventurë të re në Superligën e dytë të Greqisë.

Me klubin nga Athina, Kastrati ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Ndërkohë që për kuksianin, kjo është hera e parë që luan në Greqi.

Në të shkuarën, portieri i Kombëtares shqiptare ka luajtur me Teutën në Shqipëri.

Ndërsa pjesën tjetër të karrierën e ka kaluar në Itali me Curi Juniores, Pescara, Piacenza, Trapani dhe Cittadella.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat