Futbollisti shqiptar bën heroin në Belgjikë

Futboll

Futbollisti shqiptar bën heroin në Belgjikë

Më: 22 gusht 2026 Në ora: 16:08
Pamje nga ndeshja

Ish-futbollisti i Teutës, Matias Lloci, rrëmbeu skenën mbrëmjen e djeshme me fanellën e belgëve të Sporting Lokeren, teksa gjeti rrugën e rrjetës në triumfin 2 me 1 ndaj Eupen të vlefshëm për javën e dytë të Challenger Pro League.

Ishte Lloci ai që në minutën e 42-të, pas një skeme fantastike, konkretizoi me gol një gjuajtje diagonal nga e djathta, teksa i vodhi kohën portierit. Një gol mjaft i bukur nga një kënd i vështirë.

Vlen të theksohet fakti se Lloci luajti 2 sezone me fanellën e Teutës, duke numëruar 53 ndeshje si dhe shënoi 8 gola.

Për 26-vjeçari ky është goli i parë në këtë sezon, ndërsa numëron edhe një asist, pas dy ndeshjeve kampionat. Kujtojmë se mesfushori u largua nga Teuta verën e vitit 2025, për t’u rikthyer në Belgjikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat