Musiala rikthehet në fushë më 5 shtator

Futboll

Musiala rikthehet në fushë më 5 shtator

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 17:05
Musiala

Stafi i mjekëve të Bayern-it ka planifikuar rikthimin e Jamal Musiala-s në fushat e lojës.

Sipas medieve gjermane fantazisti i klubit bavarez do të rikthehet në fushë më pesë shtator në ndeshjes që FC Bayern do të luajë me FC Schalke 04.

Sipas informacioneve të fundit mjekët e Bayern-it kanë ndërhyrë në dozat e barnave që merr Musisla për të kuruar një formë të lehtë epilepsie.

Numri dhjetë humbi ndjenjat në dy takimet miqësore të Bayern-it për shkak se mjekët kishin ndryshuar llojin e barnave, me të cilat po i trajtojnë sëmundjen.

Prej pak ditësh kanë ndryshuar dozat dhe duhet që të presin 10-14 ditë që ky reduktim të ketë efektin e pritur pra për të reduktuar në maksimum episodet që ndodhen në ndeshjet e fundit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat