Prezantohet 100-milionëshi i Manchester Cityt

Futboll

Prezantohet 100-milionëshi i Manchester Cityt

Më: 26 gusht 2026 Në ora: 12:50
Ayyoub Bouadd

Manchester City ka pritur në fole Ayyoub Bouaddin.

Mesfushori i ri maroken nis kështu një kapitull të ri në karrierën e tij, duke iu bashkuar skuadrës angleze.

Transferimi i Bouaddit shihet si një tjetër lëvizje e rëndësishme për të ardhmen e mesfushës së kampionëve anglezë.

22-vjeçari është konsideruar prej kohësh si një prej talenteve më premtues të futbollit evropian, ndërsa tashmë ai do të ketë mundësinë të zhvillohet nën drejtimin e stafit të Cityt.

“E ardhmja nuk pret radhën e saj.”, thuhet në postimin që shoqëron imazhet e para të Bouaddit me fanellën e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat