Anis Mehmeti do të largohet nga Ipsuiç, nëse paguhen 10,5 milionë euro.
Kjo është shifra që kërkohet nga klubi i Premier Ligë për të lënë të lirë Mehmetin.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare nuk është shfaqur në planet e Ipsuiç. Për këtë edhe klubet e Championship janë vendosur në garë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e huazimit.
Reksam, Birmingem, Derbi dhe Milluolll janë katër klube që kanë treguar interes. Për Mehmetin do të ishte edhe zgjedhje e detyruar, për të mos mbetur në stol.
25-vjeçari afrohej me bujë tek Ipsuiç në fundin e muajit janar. Situata ndryshoi në Premier Ligë ku ëndrra e Mehmetit për të debutuar nuk po realizohet.