Gasperini i prish punë Juventusit

Futboll

Gasperini i prish punë Juventusit

Më: 26 gusht 2026 Në ora: 22:29
Kesi

Java e fundit e merkatos do të jetë shumë e nxehtë, pasi ka shumë skuadra të cilat janë ende në kërkim të afrimeve cilësore për të përmirësuar kontingjentin.

Një prej emrave më të lakuar është ai i Frank Kesi, mesfushorit i cili është tashmë lojtar i lirë pasi është larguar nga Arabia Saudite ku ka luajtur në edicionet e fundit

. Kesi ndiqet prej kohësh nga Juventusi që i ka bërë një ofertë prej 4-4,5 milionë eurosh në vit, për një marrëveshje trevjeçare. Por më parë bardhezinjtë duhet të gjejnë një sistemim për Kopmainers, para se të marrin futbollistin nga Bregu i Fildishtë.

Tani bëhet e ditur se në garë për mesfushorin ka hyrë edhe Roma, pas insistimit të Xhanpiero Gasperinit. Ky i fundit ishte ai që i dha mundësinë Kesit të shpërthente në futbollin italian me fanellën e Atalantës para se të transferohej te Milani.

Tashmë, e kërkon përsëri në skuadër, për t’i besuar mesfushën e Romës së tij, e cila këtë vit ka ambicie të luftojë edhe për titullin kampion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat