Manchester United tenton transferimin e mesfushorit të Real Madrid

Futboll

Manchester United tenton transferimin e mesfushorit të Real Madrid

Më: 26 gusht 2026 Në ora: 23:54
Eduardo Camavinga

Manchester United ka bërë një lëvizje në merkato duke paraqitur një ofertë prej 50 milionë eurosh për Eduardo Camavinga.

Drejtuesit e “Djajve” dhe trajneri Michael Carrick kërkojnë të përforcojnë mesfushën pas humbjes 2:0 ndaj Hull City-t që tregoi limitet e skuadrës.

23-vjeçari francez ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2029, por vuan për minutazh nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho. Me ardhjen e Bernardo Silva-s dhe praninë e Tchouameni e Valverde, hapësirat për Camavinga te “Los Blancos” janë reduktuar ndjeshëm.

Përveç Manchester United, edhe Chelsea mbetet i interesuar për situatën e mesfushorit francez. Te United po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e afrimit të një mbrojtësi të majtë, ku Alejandro Balde i Barcelonës mbetet objektiv ndonëse lojtari preferon qëndrimin në Spanjë.

Anglezët kanë në dispozicion rreth 80 milionë paund për të mbyllur këto dy goditje të fundit në merkato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat