Ballkani shënon fitore të madhe në Skenderaj! Sami Sermaxhaj ballëlart

Futboll

Ballkani shënon fitore të madhe në Skenderaj! Sami Sermaxhaj ballëlart

Nga: K.G. Më: 28 gusht 2026 Në ora: 18:29
Ballkani i Therandë

Ballkani i Therandës kthehet me pikë të plota nga stadiumi “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Skuadra nga Theranda e mposhti Drenicën me rezultat 2:0 në takimin e javës së tretë të elitës së futbollit të Kosovës. 

Trajneri i ri i Ballkanit, Sami Sermaxhaj, ka debutuar me fitore.

Drenicasit patën rast ideal në 45 minutat e parë por dështuan nga penalltia.

Genc Hamiti ka humbur penalltinë.

Ai nuk u nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 36-të. dhe 

Në minutën e 70-të Abou Dosso realizoi për 0:1 dhe Leart Popa e vulosi atë minutën e 90+3.

Ballkani renditet në vend të dytë me 6 pikë dhe Drenica në të shtatin me 2 sosh..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat