Edhe Kephren Thuram do të operohet, kthehet në 2027-ën

Futboll

Edhe Kephren Thuram do të operohet, kthehet në 2027-ën

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 11:30
Thuram

Fillim sezoni krejtësisht pa fat për trajnerin Luciano Spalletti.

Dëmtimet te Juventusi janë shumë dhe më komplekse se sa priteshin.

Për Yildiz duhet pritur 3 muaj, për Ekhator ndonjë javë më pak, ndërsa situata që shton ankthin e trajnerit është ajo e Kephren Thuram.

Nuk ka rrugë tjetër edhe për Thuram, është i detyruar të operohet të enjten në Lion, ku babai i mefushorit francez, Lilian, po merret me gjithçka.

Thuram ka një problem me pjesën e përparme të gjurit. Terapia konservative, që dukej më e përshtatshmja, rezultoi e kotë ndaj dhimbjeve që ndjente lojtari. Ai ka qëndruar në stol gjatë gjithë miqësoreve verore dhe ndaj Parmës ngriti flamurin e bardhë.

Operacioni është zgjidhja më logjike, edhe pse çmimi që do të paguajë është i lartë: viti është mbyllur për francezin, rikthimi në fillim të vitit 2027.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat