Bayern Munih fiton me rezultatni 1::4 përballjen kundër VfL Osnabruck në ndeshjen e parë në Kupën e Gjermanisë (DFB POKAL).
Ekipi nga Bundersliga 2 arriti të shënonte e para që në minutën e 5-të me anë të sulmuesit Robin Meissner.
Bavarezët arritën të reagonin brenda pjesës së parë me golat e Harry Kane në minutën e 18-të dhe të Tom Bischof në minutën e 24-të.
Në të dytën të besuarit e Vincent Kompany arritën të shënonin dhe dy herë të tjera në minutën e 73-të me Michael Olise dhe në minutën e 86-të me Harry Kane.
Bayern Munih kalon kështu në raundin tjetër ku është në pritje të kundërshtarit të radhës.