Reagime të forta në Angli

Futboll

Reagime të forta në Angli

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 17:21
Mike Dean

Ish-arbitri i njohur i Premier League, Mike Dean, ka bërë një deklaratë të bujshme që pritet të ndezë debate të forta në futbollin anglez dhe atë ndërkombëtar, duke zbuluar detaje nga prapaskenat e ndeshjeve.

Në një rrëfim të publikuar, Dean ka pranuar se gjyqtarët venin baste gjatë ndeshjeve zyrtare, duke sfiduar njëri-tjetrin se sa gjatë mund të rrinin pa i rënë bilbilit për të ndalur lojën. Dean ka zbuluar se në disa ndeshje të Premier League arrinte të qëndronte 20 deri në 25 minuta pa i rënë bilbilit, vetëm për të parë se sa gjatë mund ta linte lojën të vazhdonte.

Më tej, ish-gjyqtari ka shtuar se kishte krijuar edhe një zakon tjetër personal në fushë: “Më pas, kisha zakon të qëndroja në mes të rrethit të fushës dhe të shikoja se sa kohë mund të qëndroja atje para se të më duhej të lëvizja.

Deklaratat e tij kanë ndezur një valë të madhe indinjate në rrjetet sociale nga tifozët, të cilët kanë kërkuar hetim nga Federata Angleze e Futbollit (FA), duke i quajtur veprime të tilla joprofesionale dhe shkatërruese për besueshmërinë e garës.
Nga ana tjetër, ish-kolegët e tij kanë hedhur poshtë pretendimet e Dean.

Gjyqtarë të tjerë të njohur, si Graham Scott dhe Mark Halsey, i kanë cilësuar deklaratat e tij si "të pavërteta" dhe "përralla për klikime", duke këmbëngulur se praktika të tilla nuk kanë ndodhur kurrë në futbollin profesionist anglez dhe se ato dëmtojnë imazhin e trupës gjykuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat