Asensio mohon lajmet për operacion!
Marco Asensio ka mohuar kategorikisht lajmet se duhet t’i nënshtrohet një operacioni në gju.
“Mohoj plotësisht lajmet që kanë dalë.
Kam nisur gradualisht të stërvitem në fushë dhe shumë shpejt do të jem me ekipin”, deklaroi futbollisti i Fenerbahçes.
Asensio nuk konfirmoi nëse do të jetë gati për derbin ndaj Besiktasit, por siguroi tifozët se rikthimi i tij është shumë pranë.