PSG u mposht dje nga Monako me rezultatin 1:2.
Tashmë janë bërë katër sfida radhazi pa fitore për ekipin e Luis Enrikes.
Dhe pse janë luajtur vetëm tri javë, PSG është 7 pikë mbrapa vendit të parë që mbahet nga Monako.
Për këtë nuk duket i shqetësuar trajneri Enrike.
“Nëse e riluajmë këtë ndeshje dhjetë herë, do të fitojmë tetë”, u shpreh fillimisht trajneri spanjoll. Konferenca u mbyll me humor nga ana e Luis Enrike.
“Nëse doni të vini bast se kush do të shpallet kampion i Francës në fund të sezonit, mund ta bëni. Unë nuk them asgjë”, ishin fjalët e drejtuara gazetarëve.