Mesfushori spanjoll Isko ka qenë në kulmin e karrierës së tij në vitet e arta me Real Madrid, duke fituar 5 trofe me madrilenët gjatë periudhës së tij atje.
Por mesfushori spanjoll, ka vendosur një rekord unik në Ligë e Kampioneve me klubin e Betisit, në momentin që shkeli në fushën e lojës me këtë skuadër përballë Lilës.
Ai është bërë lojtari i parë që ka luajtur në Ligën e Kampioneve me 5 klube të ndryshme të të njëjtit vend. Ata janë Valencia (2010-11), MAlaga (2012-13), Real Madrid (2013-21), Sevilja (2022-23) dhe së fundmi Betis (2026-27).
Ai ka lënë kësisoj pas Hernan Krespo, Stefan Dalmat, Hatem Ben Arfa, Burak Jillmaz dhe Rahem Sterling me të cilët ndante rekordin e 4 klubeve të ndryshme.