Kimi Antonelli: Ferrari vjen gjithmonë i pari

Futboll

Kimi Antonelli: Ferrari vjen gjithmonë i pari

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 22:22
Kimi Antoneli

Arritjen më të madhe të karrierës, Kimi Antoneli e realizoi në Monza, duke triumfuar pasi ishte nisur nga rreshti i parafundit.

Por suksesi i tij mori një tjetër dimension, pasi arriti të ndezë edhe tifozët e Ferrarit në një të diel të vështirë për skuadrën nga Maranelo.

Tifozët e “Kokëkuqes” kishin nisur garën me shpresën për një triumf të Ferrarit.

Por dalja nga gara e Lëklerkut dhe pamundësia e Hamiltonit për të luftuar për fitoren i zhgënjeu ata.

Megjithatë, në vend që të largoheshin nga tribunat, tifozët nisën të mbështesnin Antonelin.

Piloti italian i Mercedesit po zhvillonte një duel emocionues me Rasëllin dhe publiku i Monzës u bë pjesë e spektaklit.

Flamujt italianë u valëvitën në çdo kalim të Antonelit, ndërsa brohoritjet e tifozëve e shoqëruan deri në vijën e finishit.

Pas fitores, tifozët u ngritën në këmbë për ta duartrokitur gjatë xhiros së nderit.

Më pas, ata vrapuan pranë podiumit për të festuar së bashku me pilotin italian.

Antoneli këndoi himnin kombëtar italian me tifozët, duke përjetuar një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij.

Pas ceremonisë zyrtare, erdhi edhe momenti i paharrueshëm kur turma e Monzës e ngriti Antonelin mbi duar.

Për pak çaste, ngjyrat e Mercedesit nuk kishin më rëndësi, sepse në Itali dashuria për sportistët vendas shpesh kalon çdo rivalitet.

Antoneli po shkruan historinë e tij në Formula 1 dhe po fiton zemrat e tifozëve italianë, edhe pse aktualisht garon për Mercedesin.

Dhe siç e dëshmoi edhe Monza, në Itali një gjë mbetet gjithmonë e pandryshuar: Ferrari vjen i pari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat