Bie alarmi tek Egnatia

Futboll

Bie alarmi tek Egnatia

Më: 9 shtator 2026 Në ora: 12:21
Shikuesit

Ibrahim Diabate shqetësoi tifozët më 4 shtator, kur në sfidën ndaj Skënderbeut u largua i dëmtuar.

Mesfushori i Egnatias ishte aktivizuar sapo filloi pjesa e dytë, ndërsa la fushën e blertë në minutën e 60-të.

“Panorama Sport” mëson se Diabate nuk ka asgjë serioze. Trajneri Nevil Dede nuk duhet të shqetësohet, teksa sfida e radhës është programuar në transfertë ndaj Elbasanit.

Me ekipin ndërkohë po stërvitet edhe Ledio Beqja i cili më parë mungonte për shkak dëmtimi.

Diabate ndërkohë është edhe pjesë e listës së Egnatias në Europë. 22-vjeçari nga Bregu i Fildishtë është afruar me shpresën për t’u kthyer surprizë në mesfushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat