Interi u mposht nga Reali me rezultatin 2-1. Sfida ishte e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Kampioneve.
Pas sfidës, kapiteni Lautaro Martinez i cili asistoi golin e vetëm të zikaltërve, tregoi prapaskenat e verës me Barcelonës.
“Edhe nëse ka klube të mëdha që të kërkojnë, gjithmonë duhet të jesh i përgatitur mendërisht për vendin ku je.
Pati interes nga Barcelona, por në fund vendosa të qëndroj te Interi. Kam një kontratë dhe jam i lumtur në klub. Njerëzit më duan dhe dua të vazhdoj të bëj gjëra të rëndësishme këtu”, u shpreh kapiteni i Interit.
Katalanasit dështuan që të marrin dëshirat kryesore për qendrën e sulmit. Në fund përfunduan me Gabriel Zhezus.